Vertė / Translated by / Traduit par Silke Liria Blumbach
Portret grupi
për Algimantas Aleksandravičius
fillimi përfundimtar: shfaqe - rrjedhin ujërat
humori i frikësuar, bravat e mbyllura fort, pëllëmba
në një dorë të mbledhur si lupë, një grusht konvulsiv, grusht gruaje, dil,
shiko, njollat e vapës së dritës përpiqen të bisedojnë
me medituesin, duket, të gjithë gjejnë veten para
lenteve, të fshehur prapa një maske, shkasin në
zonën e errësisë, autori pret për shi, ndoshta
do ta lajë të pastër, shkasin në rrjedhat e tij të larët
lakuriqët, të pangushëlluarit, të papërkthyeshmit në
gjuhë familjare për ne, e gjitha që ka rëndësi është drita
e ardhur nga terri përfundimtar, vetëm syri
vetëm gjysmë syri ndriçon njr gjysmë shikimi fundoset
në trupin e një kalamai, rrudha, re të rrudhosura
të mbushura me shi, të pakulluar, marrëdhënie subjektive
lidhje shkakësore por të padukshme, trysni e syrit rritet
batica ngritet, zbatica eksplodon, na rrëmben me vetë