gjuha shqipe

Vladas Braziūnas (i lindur më 17 shkurt 1952) është poet, përkthyes dhe eseist lituanian. Ai eshte anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve Lituanianë, Shoqatës Lituaniane të Përkthyesve Letrare dhe PEN-it te Lituanise.

Vladas Braziūnas studioi në Universitetin e Vilniusit per gazetari dhe filologji lituaniane. Vladas ka punuar kryesisht për botime të ndryshme kulturore dhe letrare dhe ishte kryeredaktori i javores Literatūra ir menas (Letërsi dhe Art). Prej vitit 1996, Vladas përqëndrohet në punën krijuese.

Poezia e parë e tij u botua në vitin 1974. Libri i tij i parë me poezi Slenka žaibas (Me lëvizjen e rrufesë) u bllokua nga botimi për shtatë vite për shkak të “papjekurisë ideologjike dhe artistike (!)”. Në vitin e botimit (Vaga, 1983), Vladas mori çmimin Zigmas Gėlė për debutimin më të mirë në poezi.

Mes viteve 1986 dhe 2002, Vladas ka botuar tetë libra më shumë me poezi: Voro stulpas (Vaga, 1986), Suopiai gręžia dangų (Vaga, 1988), Užkalbėti juodą sraują (Vaga,1989), Išeinančios pušys (Vyturys, 1992), Alkanoji linksniuotė (Vaga, 1993), Užkalinėti (Vaga, 1998; çmimi Salomėja Nėris), Ant balto dugno (Lietuvos rašytojų sąjungos leidykla, 1999) etj.

Në vitin 2002, poezia e tij Karilionas tūkstančiui ir vienai aušrai u zgjodh si fituesi i konkursit letrar të organizuar nga kancelaria e Presidentit të Republikës së Lituanisë me rastin e 750 vjetorit të shtetit lituanian. U botua më 2003 nga Kronta.

Ai ka botuar përkthime të poezisë bjeloruse, kroate, franceze, latgaliane, letoneze, poloneze, ruse, serbe dhe ukrainase dhe të prozës letoneze, ruse, ukraniane dhe bieloruse (më 1990. Për meritat e përkthimit të poezisë ukrainase, Vladas mori çmimin e fondit “Taras Sevchenko” në vitin 2002. Më 2004, Bashkimi Lituanez i Shkrimtarëve botoi një përmbledhje poezish nga Knuts Skujenieks, të redaktuara nga Vladas Braziūnas, të përkthyera nga letonishtja nga Vladas Braziūnas, Sigitas Geda dhe Jonas Strielkūnas. Më 2005, Petro ofsetas botoi veprën e përmbledhur Lyrika të poetit letonez Janis Ruokpelnis, të përkthyera në lituanisht nga ai.

Poezitë e Vladas Braziūnas-it janë botuar në anglisht, bjelorusisht, bullgarisht, gjeorgjisht, italisht, kroatisht, letonisht (edhe latgalisht), polonisht, rusisht, rumanisht (edhe moldavisht), sllovakisht, sllovenisht dhe ukranisht. Më 2005, botuesi bullgar Нов Златорог botoi veprën e përmbledhur të Vladas Braziūnas-it Poezija në serinë Ars poetica europea XX.

Vladas Braziūnas ka marrë çmimin Jotvingių në festivalin ndërkombëtar të poezisë Poetinis Druskininkų ruduo (Lituani, 2003) dhe çmimin Kristal Vilenice në festivalin letrar ndërkombëtar Vilenica (Slloveni, 2005).


Përktheu nga anglishtja: Silke Liria Blumbach (Nga lituanishtja në anglisht nga Jonas Zdanys)

Vladas Braziūnas. Dje është nesër (vakar yra rytoj)
në jetën time tjetër si kalë punoja si kalë, gjatë një varrimi
2005/01/01 Vertė / Translated by / Traduit par Silke Liria Blumbach


Vladas Braziūnas. Gëzimi i endrrave me sy të hapur (svajonių džiaugsmas)
gjysmë qielli është i mbuluar me re dëbore, gjysmja tjetër pikon ylbere uji kthehet në puse pas thatësive
2005/01/01 Vertė / Translated by / Traduit par Silke Liria Blumbach


Vladas Braziūnas. Portret grupi (grupinis portretas)
fillimi përfundimtar: shfaqe - rrjedhin ujërat humori i frikësuar, bravat e mbyllura fort, pëllëmba
2005/01/01 Vertė / Translated by / Traduit par Silke Liria Blumbach