Vertė / Translated by / Traduit par Silke Liria Blumbach
Gëzimi i endrrave me sy të hapur
gjysmë qielli është i mbuluar me re dëbore, gjysmja tjetër pikon ylbere
uji kthehet në puse pas thatësive
lopë me pluhur dëbore rënkojnë në fushat
dhe vija më e gjatë në horizontin e largët thyhet duke u përplasur me pyllin e kaltër
lëkura jote lulëzuese, druri i bardhë i blirit të gjelbër shpërthen në flakë
nën gishta pulsuese, në kufi
trumcakë luftojnë me shpirtrat e luleve të kulthit
era trazohet jashtë derës, nduk myshqe, shtrëngon trarë të njoma
dhe unë nuk di a duhet të qaj a të qesh, sepse nuk kuptoj dëborën e parakohshme
as nuk përse shkrihet aq tradhtarisht
kur unë kapem pas kohës së pandërrueshme, kështu që nuk do të më vinin lotë
çfarë piva bashkë me qumështin, çfarë besoj, petalin e letrës sate ishim-e-s’ishim
ecën përpara e prapa, i paqartë, i pabarabartë me atë që u dha, si
çfarë u krijua atje, kur soba fishkëllin
dhe fiket dhe lejlekët ose patat e vitit të kaluar
rendin në tufa drejt ylbereve, nuk kanë ndërmend të largohen, me Aisetas
lëkura e hollë e akullit kërcet, vetëm një gjysmë dite kështu apo një gjysmë jete që mbetet